Sunday, November 3, 2013

Kotësi mbi kotësi, çfar nevoja nxjerr njeriu prej gjithë mundimit nën diell. Një gjenerat shkon, një gjenerat arrin, por toka rrin gjithnjë e njejtë e nuk ndryshon asgjë. Dielli lind, dielli perendon dhe prap shpejton kah pjesa prej nga edhe lind, siellet dhe kthehet në të njejtën pikë ku edhe ristarton çdo herë, era fryen në mes ditë, pastaj sillet dhe ndalet, sillet e pshtillet, dhe prap kthehet. Gjithë lumejt derdhen në det, çdo pikë mbush një hapsirë të detit, por prap deti nuk është kurr plot, qëndron në nivelin që ishte më parë, lumejt marrin hecjen e tyre, rrjedhin pa pushim asnjë minut nuk pushojn, por asnjë nuk mundet mi spiegu arsyet e tyre pse ecin, pse rrjedhin dhe nga? Nuk ngihet syri kurr në të shiquar, dhe kurr veshi nuk është i ngirë në të ndëgjuar, është diçka që na tërhjek vëmendjën e na shtyn për të menduar, çka ka qenë do të jetë, çka është bërë do të bëhet, nuk ka asgjë të re nën diell. A ka ndogjë që mund të thuhet: Kjo është e re! Bash kjo ka qenë në shekuj që na ka prur deri këtu. Nuk jetë më kujtimi i të vjetërve, pastaj as për ata që do të jenë, do të ruhet kujtimi në ata që do të arrijn pas. Çka është e shtrebërt nuk mund të drejtohet, dhe ajo që mungon nuk mund të njihet. Kush e rrit dienin e rrit dhimbien, kush vuan e rrit dienin, një vuan sepse është, e një nuk vuan sepse nuk është e dhimbja duhet të jetë atëherë kur një është asgjë. I dishmi ka syt në ball, por i marri ec në terr. Gjithëçka është bërë prej pluhurit, e gjithëçka do të kthehet në pluhur. Prej shumë brengosjeve krijohet ëndrra, e prej shume fjalëve diskutimi i të marrit. Ma mirë është me shku te shtepia ku qahet se sa te shtepia ku bëhet festa, sepse ajo është e mbramja e çdo njeriu e kush jeton do të mendon. Ma i mirë është fundi i diçkaje se sa fillimi. Syt shohin shumë gjëra të bukura, njeriu do të ketë gjëra të mira, por do të vin ditët e tmerrshme dhe ajo e mira zhduket, humb forcën, por e gjitha është asgjë. Do të jesh i gëzuar, do ti ndjekësh rrugët e mira, do të posedosh shumë gjëra, por mbi të gjitha këto gjëra qëndron diçka tjetër që quhet kotësi. Kotësi mbi kotësi gjithëçka është kotësi, si me një të fryer të erës gjithëçka mbaron......


4 comments:

  1. ......... disa tipare të asaj pjese të intelektualëve tanë të sotëm, që në një mënyrë a në një tjetër ndikon në vendosjen e fatit të gjithë shoqërisë dhe që shpesh cilësohet si elitë (pari) e shoqërisë. Gjëja e parë që të bie në sy te ky grupim shoqëror tejet larash është mungesa e ndjenjës së përgjegjësisë shoqërore. Kaq e dukshme është kjo ndjenjë mungese përgjegjësie, sa ajo merr pothuaj gjithmonë përmasat e paturpësisë. Nuk ka ngjarje në vend, sado e rëndë ajo qoftë – përmbytje fushash, djegie pyjesh, vrasje, vetëvrasje etj.etj. –, të kthejë sadopak në fytyrat e të shquarve tanë hijen e seriozitetit. Në këto fytyra mbizotëron kurdoherë ndërkryerja ose vetëkënaqja – shenja të cenimit ose plotësimit të interesave të tyre – por nuk shfaqet asnjëherë serioziteti, shqetësimi, mendimi – shenja të përjetimit për gjendjen e shoqërisë. Duke parë këto fytyra duket sikur të gjithë të tjerët jetojnë falë tyre dhe për ta. Me të vërtetë kult!

    ReplyDelete
  2. Inteligjencia jonë e ka parë dhe e sheh përgjithësisht fatin e vet të shkëputur nga fati i popullit shqiptar. Praktikisht kjo do të thotë se inteligjencia jonë nuk e sheh veten në shërbim të popullit, përkundrazi është e gatshme t’i shërbejë çdo të huaji, mjaft që ky ta paguajë. Në vend që elita të ishte vlera morale e popullit dhe shërbëtorja e përkushtuar e tij, populli dhe vendi u kthyen në vlerë konsumi e mall tregu për elitën. Për inteligjencien tonë ligji dhe detyra ndaj shoqërisë janë ndër gjërat më të urryera, ndërsa interesat vetjake – e vetmja busull. Prandaj kjo inteligjencie ka qenë kundërshtarja më e egër e pavarësimit të Shqipërisë dhe e forcimit të shtetit. Naim Frashëri shkruante se mes nesh kishte “shumë armiq e tradhëtorë”. Sot kjo e thënie e tij është shumë më aktuale. Për fat të keq!

    ReplyDelete
  3. Kureshtje cpo ndodh ne kete vend ku jetojne te gjithe shqiptaret...

    Qeni dhe macja presin nga i zoti mish ose minj.
    Pra i zoti qenit ofron mish,i zoti macez ofron minj.
    Dhe qeni e macja iken mbas eres.
    Nese eshte koha e mishit,eshte koha e qenit,nese eshte koha e minjve eshte koha e maces.
    Nese keta fryhen e ngopen,s'ka bir bushtre apo bir maceje qe te flase,sepse bijte e qenit e maces ate duan:mish e minj.
    Flasin vetem per interes.
    Kurse per te tjeret qe s'kane fol per interes por per ideal,parim,shprese e barazi...s'ka as mish,as minj,po edhe te kete kembehen ndyresisht me interesa reciproke jo me merita.
    Ky vend nuk behet me nese nuk shkaterrohet nga ndonje revolucion.

    Ose duhet te quajme berje kete qe eshte,ose kurre ska per tu bere nga bij shqiptaresh sipas kesaj situate e gjendjeje.

    Jane te gjithe pushta ne tru e ne shpirt,duan vetem bythen e tyre,bythen e femijeve e tarafit,bythen e miqve dhe bythen qe ofron para.

    Te tjeret o do ngordhin,o do zhduken jashte,o do jetojne ne deshperim e mjerim,ose nje dreq e merr vesh.

    Por problemi me i madh nuk eshte qeveria,por fakti qe opozita kriminale e pangopur me krime pret pas dere,sepse ska alternative tjeter
    Atehere?
    Rreth vicioz tragjik.
    Nje popull qe rron njesoj si qente e rrugeve nese nuk eshte me ndonje pale e grup interesi.
    Pra ne meshire te fatit.
    Dhe ashtu si qente e rruges bien pre e sterilizimit apo vrasjes nga bashkia,nj'ashtu po i ze dhe me mjeranet e pabuksit:ne burg si vrases seriale,pa menduar qe kur njeriu vjedh jo nga ndjesia e babezia e vjedhjes por nga instikti per te mbushur stomakun e vet dhe femijeve...ka diskutim vjedhja nuk mund te denohet me ligjin i cili eshte bere per tu zbatuar nga qytetare dinjitoze,me personalitet,me jete te paqte,me diferenca por jo ne ekstrem te jetese,dhe jo per njerez te cilet jane tmerresisht ne skajet e frymimit jo jeteses.
    Per ata qe shesin brrockulla per ate pamje e ate seri qe jeton mire:mua sme plas as ti marr shembull sepse ata ne asnje sistem nuk kane vuajtur dhe sdo vuajne.
    I gjithe shteti e gjithe shoqeria e ndergjegjshme duhet te shqetesohet per pabuksit,fshataret e varur ne litarin e mjerimit e gjithe qytetaret qe sdine nga te mbajne nga varferia.
    Sepse askush dhe asnjehere seshte marre me hallet e te pasurve,sepse kane halle biznesi jo ekzistence......Po nejse.kush na degjon ne.
    Ne jemi te destinuar qe pervec mjerimit te shikojme edhe plehrat pa shkolle ose me mbiemer a krushqi influence te bejne karriere pa merite e pa pune vetem pse jane te kujt jane,kurse te tjeret perplasen e dergjen rrugeve te pashpreses duke fajesuar veten cfare dreqin duhet t ebeja me shume se shkolla apo puna qe te jetoj mire,e pse jo te bej karrier me merite.
    Por merite ska.
    Merita eshte prostitute,jo femer dinjitoze.
    Pra shitet e blihet,nuk perfitohet apo dhurohet sipas ligjit e me krenari,dinjitet,etj etj ;)

    ReplyDelete
  4. Hallet jane si lavatricja na sjellin verdall na shtrydhin dhe na bejne per uje te ftohte...por prej tyre dalim me te paster me te mire dhe me te sprovuar...se me pare...

    ReplyDelete