Sunday, November 3, 2013
Degjenerimi i një populli të tërë është mishërim i degjenerimit të individit. Pra është ky imazh i degjenerimit që shfaqet kudo dhe tregon shenjën e sëmundjes së rëndë si në administratën qeveritare, kulturën, arsimin, religjionin etj. Degjenerimi mund të jetë edhe fryt i një qeverisje të keqe, por mund të jetë edhe fryt i farave religjioze ideologjike-politike të ardhura nga jashtë për të dëmtuar shoqërinë dhe infektuar atë me mentalitetin e tyre bjerrës dhe rrënues për identitetin dhe qenien kombëtare. Kështu që nëse politika e një shteti, qoftë me ose pa vullnetin e saj ecën drejt shpopullimit të vendit, dhe degjenerimit të qytetarit, sepse reduktimi i popullsisë shkakton uljen e fuqisë së brendshme dhe vullnetit të qytetarëve për të jetuar me dinjitet dhe luajtur rolin që i takon brenda shoqërisë, nëse shteti nuk arrin të kuptojë nyjet e artit të qeverisjes për të kuptuar në njërën anë mbipopullimin dhe në anën tjetër mundësinë ose pamundësinë për të realizuar vetveten dhe qytetarin, atëherë kemi të bëjmë me atë që shtetarët merren me teori të çmendura, të cilat duke mos i njohur këto nyje, prodhojnë mashtrime botërore, urinë, varfërinë, sëmundjet e ndryshme sociale, vetëvrasjet, etj., çka vijnë nga mjerimi dhe degjenerimi dhe që janë shkatërrimtare për fuqinë e shoqërisë dhe vendit në përgjithësi. Në anën tjetër, çdo politikë që drejton njerëzit të emigrojnë, është për të ardhur keq dhe është pasojë e degjenerimit. Sepse popullata duke qenë e varfër për fat të keq, përbuzet nga individë që janë materialisht më të lartë, duke mos u përkujdesur për ta atëherë kjo tregon se për ta, ata janë konsideruar si të pavlefshëm apo të tjetërsuar. Dhe ky nuk ka emër tjetër pos kulmi i kalbëzimit moral.
Subscribe to:
Post Comments (Atom)
Duke ditur se fuqia e shoqërisë vjen nga shumëllojshmëria e profesioneve atëherë është e nevojshme t'i krijohet hapësira për profesionet e tyre, një mungesë e tillë sjell popullin në pikëpyetje sociale dhe ekzisteniale. Prandaj është e nevojshme që herë pas herë kur shihet që akrepat po lëvizin drejt mjerimit dhe degjenerimit të bëhen lëvizje të thella sociale të cila shpëtojnë qytetarin dhe popullin në këtë devijim me pasoja katastrofale për vendin dhe shoqërinë. Si rezultat i këtyre dobësive dhe ndikimeve të dëmshme fusha e degjerimit mund të jetë si morale ashtu edhe fizike, kjo për faktin se së pari shkatërrohet aftësia, tradita e mirë e shoqërisë, kultura burimore, intelektuale, pastaj e karakterit që bëhet i lëkundshëm sipas erërave, prishja e shpejtë e shoqërisë, ndjenjat e tjera morale mbeten në kushte tepër primitive dhe baza e gjithë kësaj orientohet në gjëra të gabuara, gjëra që rrënojnë urën e mirëqenies së popullit dhe të qenies shpirtërore-kombëtare dhe identitare. Duke ditur se janë qytetarët ata që përbëjnë shtetin atëherë eksperimenti më ta është rreziku më i lartë i themeleve të shoqërisë dhe vetë shtetit e qeverisjes, sepse ose ka një keqkuptim të qeverisjes ose ka në thelb mosinteresim për qytetarin dhe mirëqenien e tij dhe të ardhmen. Prandaj, nga kjo, shtetarët duhet të merren seriozisht me çështjen e qytetarëve të tyre, pra popullit t'i qëndrojë afër dhe të punojë e tu shërbejë atyre sepse ishin pikërisht ai popull që me votën e tyre u dha mundësin atyre të ngjiten në majën e pushtetit. Në lidhje me këtë, unë do të citoj një fjalë nga një kronikë anglezë e vitit 1793 ku thoshte në lidhje me gabimet e qeverisjes se mëkatet e qeverisë janë edhe mëkatet e kombit".
ReplyDeletePo ashtu, ata duhet të dijnë se demokracia ka shkallët e ngritjes në majë të pushtetit por jo edhe shkallët për zbritje të lehtë nga maja nëse nuk janë përmbushur premtimet dhe nuk i është shërbyer me përgjegjësi të lartë popullit dhe interesave nacionale. Kështu që nuk ka asnjë arsye të qëndrosh prapa daulles politike apo partiake. Hipokrizia mban në fytyrën e saj pabesinë dhe dhelpërinë... Por, gjithnjë ligji moral ka shpartalluar të gjitha privilegjet politike të kujtdo dhe ngado që janë bërë ato, por edhe të klaneve dhe grupeve të caktuara të lidhura me politikën, është parë shpesh se padrejtësia e partive politike dhe pushtetarëve është keqkuptim i tyre ndaj natyrës së shoqërisë, sepse shoqëria nuk duhet të jetë shoqëri apo popull vetëm i votës, i simpatisë, e nënshtrimit të vullnetit të tyre, shoqëri e harresës së plotë për tërë mandatin qeverisës etj., por një shoqëri e lidhur ngushtë me jetën aktive të shtetit dhe anasjelltas.