Sunday, November 3, 2013
Degjenerimi i një populli të tërë është mishërim i degjenerimit të individit. Pra është ky imazh i degjenerimit që shfaqet kudo dhe tregon shenjën e sëmundjes së rëndë si në administratën qeveritare, kulturën, arsimin, religjionin etj. Degjenerimi mund të jetë edhe fryt i një qeverisje të keqe, por mund të jetë edhe fryt i farave religjioze ideologjike-politike të ardhura nga jashtë për të dëmtuar shoqërinë dhe infektuar atë me mentalitetin e tyre bjerrës dhe rrënues për identitetin dhe qenien kombëtare. Kështu që nëse politika e një shteti, qoftë me ose pa vullnetin e saj ecën drejt shpopullimit të vendit, dhe degjenerimit të qytetarit, sepse reduktimi i popullsisë shkakton uljen e fuqisë së brendshme dhe vullnetit të qytetarëve për të jetuar me dinjitet dhe luajtur rolin që i takon brenda shoqërisë, nëse shteti nuk arrin të kuptojë nyjet e artit të qeverisjes për të kuptuar në njërën anë mbipopullimin dhe në anën tjetër mundësinë ose pamundësinë për të realizuar vetveten dhe qytetarin, atëherë kemi të bëjmë me atë që shtetarët merren me teori të çmendura, të cilat duke mos i njohur këto nyje, prodhojnë mashtrime botërore, urinë, varfërinë, sëmundjet e ndryshme sociale, vetëvrasjet, etj., çka vijnë nga mjerimi dhe degjenerimi dhe që janë shkatërrimtare për fuqinë e shoqërisë dhe vendit në përgjithësi. Në anën tjetër, çdo politikë që drejton njerëzit të emigrojnë, është për të ardhur keq dhe është pasojë e degjenerimit. Sepse popullata duke qenë e varfër për fat të keq, përbuzet nga individë që janë materialisht më të lartë, duke mos u përkujdesur për ta atëherë kjo tregon se për ta, ata janë konsideruar si të pavlefshëm apo të tjetërsuar. Dhe ky nuk ka emër tjetër pos kulmi i kalbëzimit moral.
Nëse dhomat e shpirtit tim do vizitoje Çfarë pretendon se do shikoje? Cilin përbindësh mendon se fsheh? Po të zhgënjej, por nuk më njeh. Nuk ka nevojë për të trokitur. Hyr, shih, kërko, mbet e habitur Mure të zbrazët lyer pa ngjyra Fotografi, por pa fytyra Diku e hedhur afër shtratit Është nje kuti e tersit, fatit E mbushur plotë është me kujtime. Brenda gjithë historia ime. Janë fjalët që kam thënë aty, gjithkush që njoha, perfshi ty. Gjithcka që bëra, e ç’veç ëndërrova Vendet ku shkela, ku jetova. Janë zënkat tona dhe mërite Janë puthjet netëve pa dritë Veset e mia që aq urreve Mërgimi i ngadaltë i reve. Dënimet që vuajta për ty Herët kur s’të pash ne sy Jetët qe pa ty jetova. Të tjera femra që dashurova Janë dhe sekretet që s’të kam thënë E amanetet që kam lënë Fëmijet që kurrë nuk më lindën Epshet që vrava se nuk mu bindën Ka letra, që për ty i shkrova Në zarfet që kurre nuk dërgova E nëse gjithcka përmbys do kthesh Sekretin më të madh do gjesh Se e kam fshehur në fund fare. Po nuk e pe, s’ke pare gjë fare. Nxirre mes duarsh në shtrëngim. K’të më të shtrenjtin sendin tim. Balsamin që plagët shëronte, kur kjo djall jete më kafshonte. Para fytyrës ngadalë afroje. Dhe mbylli sytë, pastaj zbuloje. E kur ngadalë ta kesh zbuluar. Veç një pasqyrë do gjesh në duar. Do shohësh veten, reflektim. Se ishe ti thesari im.
Në një ditë të caktuar, në kushte të caktuara, mendon se ke kufi. Pastaj ti nisesh kah ky kufi dhe e prek këtë kufi, dhe mendon, 'Mirë, ky është kufiri'. Dhe pra e prekë këtë kufi, diçka ndodhë dhe ti papritmas mund të shkosh ka mëtutje (kufirit). Me fuqin e mendjes sate, përcaktimin tënd, instinktin tënd dhe përvojën gjithashtu mund të fluturosh shumë lartë.
Ndoshta ka ardhur ora ta zbulojmë të fshehtën e kohës. Eshtë pasuria më e madhe që shpërndahet në mënyrë të barabartë ndërmjet të gjithë njerëzve, të cilët banojnë mbi këtë tokë. Për të varfrin, ashtu si për të pasurin, ditët kanë 24 orë, e pra dikujt -dikujt nuk i mjaftojnë, ndërsa ndokush është i detyruar ta vrasë kohën.
Kotësi mbi kotësi, çfar nevoja nxjerr njeriu prej gjithë mundimit nën diell. Një gjenerat shkon, një gjenerat arrin, por toka rrin gjithnjë e njejtë e nuk ndryshon asgjë. Dielli lind, dielli perendon dhe prap shpejton kah pjesa prej nga edhe lind, siellet dhe kthehet në të njejtën pikë ku edhe ristarton çdo herë, era fryen në mes ditë, pastaj sillet dhe ndalet, sillet e pshtillet, dhe prap kthehet. Gjithë lumejt derdhen në det, çdo pikë mbush një hapsirë të detit, por prap deti nuk është kurr plot, qëndron në nivelin që ishte më parë, lumejt marrin hecjen e tyre, rrjedhin pa pushim asnjë minut nuk pushojn, por asnjë nuk mundet mi spiegu arsyet e tyre pse ecin, pse rrjedhin dhe nga? Nuk ngihet syri kurr në të shiquar, dhe kurr veshi nuk është i ngirë në të ndëgjuar, është diçka që na tërhjek vëmendjën e na shtyn për të menduar, çka ka qenë do të jetë, çka është bërë do të bëhet, nuk ka asgjë të re nën diell. A ka ndogjë që mund të thuhet: Kjo është e re! Bash kjo ka qenë në shekuj që na ka prur deri këtu. Nuk jetë më kujtimi i të vjetërve, pastaj as për ata që do të jenë, do të ruhet kujtimi në ata që do të arrijn pas. Çka është e shtrebërt nuk mund të drejtohet, dhe ajo që mungon nuk mund të njihet. Kush e rrit dienin e rrit dhimbien, kush vuan e rrit dienin, një vuan sepse është, e një nuk vuan sepse nuk është e dhimbja duhet të jetë atëherë kur një është asgjë. I dishmi ka syt në ball, por i marri ec në terr. Gjithëçka është bërë prej pluhurit, e gjithëçka do të kthehet në pluhur. Prej shumë brengosjeve krijohet ëndrra, e prej shume fjalëve diskutimi i të marrit. Ma mirë është me shku te shtepia ku qahet se sa te shtepia ku bëhet festa, sepse ajo është e mbramja e çdo njeriu e kush jeton do të mendon. Ma i mirë është fundi i diçkaje se sa fillimi. Syt shohin shumë gjëra të bukura, njeriu do të ketë gjëra të mira, por do të vin ditët e tmerrshme dhe ajo e mira zhduket, humb forcën, por e gjitha është asgjë. Do të jesh i gëzuar, do ti ndjekësh rrugët e mira, do të posedosh shumë gjëra, por mbi të gjitha këto gjëra qëndron diçka tjetër që quhet kotësi. Kotësi mbi kotësi gjithëçka është kotësi, si me një të fryer të erës gjithëçka mbaron......
Subscribe to:
Posts (Atom)