Tekst i mrekullueshëm nga një gjimnazist i talentuar që modestisht nuk dëshëron t'i botoj emrin. Cfarë kënaqësie që ndesh edhe të tillë. Do ketë shkrimtarë Shqipëria.
............................................................................................................
U zgjua!!! Hodhi sytë përreth dhe pa diçka ndryshe. Diç kishte lëvizur… Ku ishte vazoja me lule karafili mbi tavolinë? Po televizori i vjetër i familjes? Po korniza e gjyshit? Po gjyshi i dashur? Po shtëpia plot gjallëri? Ku? Ja pra ky ishte misteri më i madh për të. Me egon e saj mundohej ta zgjidhte, por hiç… Dukej sikur gjatë gjumit të saj kishte ndryshuar gjithçka. Duke filluar nga njerëzit, nga ata që e kishin lënë në gjumë përgjatë gjithë kësaj kohe, të harruar. Kur një zë si në humnerë buçet në veshët e saj… “Gjyshe, gjyshe!”. “Gjyshe??? Mos vallë ka ardhur gjyshja për të na vizituar? Ah sa shumë e dua, ajo më mbështet gjithmonë, gjithmonë më mëson. Por ku është??? Në këtë shtëpi boshe duket sikur qenkam vetëm!” Dhe një fëmijë po shkonte drejt saj, me krahët e tij të vogla e të hapura e thërriste plot gëzim “Gjyshe, gjyshe!”. Dhe enigma po shtohej… Ku është vazoja me lule karafili mbi tavolinë? Po televizori i vjetër i familjes? Po korniza e gjyshit? Po gjyshi i dashur? Po shtëpia plot gjallëri? Po ky fëmijë kush është vallë? Mos ndoshta po më ngatërron me dikë tjetër? Unë nuk jam gjyshe, e aq më pak gjyshja e tij. Dhe zëri buçiste në veshët e saj. Ashtu, e ulur mbi krevatin e gjumit, e përqafoi, por as vete nuk dalloi se çfarë po bënte.
Kur, në horizontet e shtëpisë, pa dashur dhe pa kuptuar dalloi dikë tjetër, më të madh, më të gjatë dhe shumë burrëror. Oh! Do ishte katastrofë në qoftë se edhe ai do ta thërriste gjyshe. “Mama, si je?”. Kjo doli nga goja e tij e epur. Mama??? Dhe enigma shtohej. Pse kishte rënë në gjumë, nuk duhet të kishte mbyllur aspak sytë. “Unë mama??? As këtë nuk mund ta pranoj, nuk jam aq e vjetër për të patur…” Dhe në këto çaste e përqafoi me mallëngjim, me disa pika lot të cilat digjnin zemrën e saj përbrenda. Shtëpia ishte plot, tepër e gjallë, me vajza e djem, me nipër e mbesa. A nuk ishte kjo ajo çka dëshironte? Dashuri e plotë!!! Por… Sytë i uleshin pak e nga pak… Lëkura e saj, çfarë kishte ndodhur me të ??? Ku ishte pasqyra??? Dhe… Ishte e papërshkrueshme, me një rënie të lehtë të tastave, ajo ishte rrudhosur. Nuk mund t’i besohej. Kush e kishte lënë të flinte vallë??? Ah, sikur ta dinte!!! Dhe zëri i kishte ndryshuar. Kjo lojë nuk po i pëlqente aspak. Filloi të bërtiste, donte që dikush ta nxirrte nga loja e jetës. Në çast iu kujtua se kishte djem e vajza. Iu bë zemra mal, por ata po largoheshin. Përmes mureve të ftohta largoheshin një e nga një. Dukej se kurrë s’kishin qenë aty. Humbi vezullimi. Dhoma u boshua sërish. Shtëpia gjithashtu. Prapë vetëm. Dhe filloi të dënonte këdo. Këdo, dhe sidomos ata që nuk e kishin zgjuar. I dënoi me kultin e urrejtjes së saj. Por sa vlente? Ishte sërish vetëm. Vetmia i sillte dhimbje. Ku ishin fëmijët e saj? Si mund të largoheshin aq shpejt vallë? A nuk ishte kjo dhomë e mbushur plot me dashuri rreth krevatit të gjumit? Dhe urrejtjen e ushqeu më shumë. Por nuk mund të urrente fëmijët e saj. Këtë nuk mund ta bënte. Ajo e dinte që një ditë ata do të vinin, sic erdhën disa çaste më parë. Vallë a erdhën vërtetë? Ajo i “preku”, i “puthi”, i “ndjeu”. Eh! Ishte plakur. Jeta i kishte kaluar nën duar dhe nuk mund të bënte asgjë. Përmbushi egon, zgjidhi enigmën. Por a ia vlejti? Po! Aspak! Njohu fëmijët e saj, i deshi, edhe pse vetëm për pak. Dhe në çast, ata ishin larguar. Kjo e vriste, kjo e bëri tjetër njeri, e shndërroi në një kult të braktisur. Dhe pasi e mendoi mirë , u kërkoi falje të gjithë atyre që i kishte urryer, ua kërkoi me dënesë, pasi do ishte më mirë për të të mos zgjohej, të flinte akoma. Sepse askush nuk e kishte zgjuar, dhe askënd nuk do donte që ta zgjonte më. U shtri sërish në krevat, mbuloi veten dhe ra në një gjumë të pafundmë, pa korniza.

No comments:
Post a Comment