Monday, September 30, 2013

Eshtè njè fjalè e mrekullueshme e shqipes, njè fjalè qè nuk mund tè pèrkthehet nè asnjè gjuhè tè botès, njè fjalè kjo gati e harruar thuajse e zhdukur nga qarkullimi: " pèrsèmbari ". Sillni ndèrmend shprehjen " njeri pèrsèmbari " dhe menjèherè merr frymè thellè, puna e parè kjo fjalè tè bèn tè provosh emocion si rrallè fjalè tjetèr. Asnjè kualifikim tjetèr mund ta konkurojè fjalèn " pèrsèmbari ", krejt duken tè gjymtuara, fut ketu: " i mirè", " i bukur ", " i shkèlqyer"; madje dhe tè gjitha bashkè arrijnè tè japin efektin e fjalès sè magjishme e kuptimplote : " pèrsèmbari". Tè mos e lemè tè zhduket kètè fjalè tè magjishme, tè paktèn edhe se èshtè e vèrtetè se njerèzit e tillè tashmè janè ne zhdukje e sipèr.


JAM NJË THËRRIME DASHURIE NË SQEPIN E NJË ZOGU SHTEGËTAR



Si nuk lodhe duke i përdorur ditët,
për ti mbushur mendjen vehtes,
se dashuria nuk gjen më vend te ne
për të na lidhur e shtërnguar nyje?
Si nuk u mërzite duke më përsëritur,
se krejt nyjet e dashurisë që patëm lidhur
u vetzgjidhën, sepse nuk e mbajtën
peshën e gabimeve të mia?
Po dhe unë nga ana tjetër s' lodhem,
nuk mërzitem
e s' dorëzohem duke imituar
vështrimin tënd,
që qan si hardhi e krasitur në prill.

Ti më thua
se nyjet e zgjidhura të dashurise tonë
u bënë zogj shtegëtarë,
e migruan
në pyellin që një minutë më parë,
e sekuestruan skifterët.
E unë ndërsa mëkoj zogjtë rënë në grackë
teksa skifterët u presin krahët,
bëhem thërrime dashurie
në sqepet e tyre,
imazhe kalimtare melankonie më shumë.

Pjesa tjetër e pafajshme imja,
është rrjeshtuar:
njëmijë puthje në garë, kanë hapur velat
lundrojnë nëpër detin tënd gri.
Ndërsa kokën time,
kaptinën që vetëm din të bëjë gabime
burgosur e kam në duart e tua.
Vetëm kështu gabimet e mia,
të gjitha sa janë
mund të shëndërrohen në virtute të qëndrueshme.
Vetëm kështu arrij të bëj marrveshje alla Qikllop,
me melankoninë time.

Dhe në fund,
po të jap një lajm të mirë:
atë cfarë tjetër ka mbetur nga unë,
pjesën e fajshme
e ka marrë përdore Zoti, po e sjell te ti,
mezi pret Ai të lumturohet
teksa do të bëjë gardianin e
kokës time, burgosur
në duart e tua.

Dashuria nuk eshte rrobe e gateshme per ta veshur. por stofè per tu prere, matur e pastaj qepur.. Nuk eshte apartament me " çelsa ne dore", por nje shtepi per tu projektuar, ndertuar, ruajtur, e shpesh here dhe meremetuar.


Friday, September 27, 2013

Në brendësi të ligësisë

Në brendësi të ligësisë
"Kur jam i mirë, jam shumë i mirë, por kur jam i keqe, jam edhe më mirë", është një batutë e famshme e Mae West. Po përse ushtron kaq shumë joshje ana e errët e mendjes? Edhe shkenca është përpjekur t'i përgjigjet kësaj pyetjeje. "Një person është i keq sepse prodhon ligësi, dhe e ligë konsiderohet ajo që lidhet me vuajtjen", komenton Gian Vittorio Caprara, docent në Fakultetin e Psikologjisë në Universitetin La Sapienza të Romës. Dhe shton: "Në realitet nuk ekziston në kuptimin shkencor, një definicion i qartë për të keqen dhe të keqin, sepse janë terma me konotacion të fortë moral dhe kulturor. Pra, domethënia e tyre varet nga kulturat". Veç kësaj, koncepti i të keqes dhe të mirës ndryshon sipas kohës dhe vendit.
Banaliteti i të keqes
Vëmendja e komunitetit shkencor ndërkombë erdhi e u përqëndrua tek "e keqja" në fillimin e viteve gjashtëdhjetë, gjatë proceseve të mëdhenj kundër hierarkëve nazistë. Një tronditje të madhe shkaktoi sidomos figura e Adolf Eichmanit: krimineli brutal kishte në fakt një pamje të butë dhe një imazh prej burokrati gri. Si ishte e mundur që një person kaq i rregullt të ishte përgjegjës për disa prej krimeve më të tmerrshëm të historisë? Pikërisht në atë kohë, Hannah Arendt, një filozofe e pranishme gjatë procesit artikuloi shprehjen "banaliteti i të keqes": për të kryer veprime të ligë, thoshtë ajo, nuk është e nevojshme të jesh individ i jashtëzakonshëm.
Në po të njëjtën periudhë, Stanley Milgram, psikolog social në Universitetin e Harvardit, publikoi disa eksperimente mbi bindjen e verbër. Milgram studionte kushtet në të cilat një person "normal" mund të bëjë keq duke iu bindur urdhërave të një eprori. Më i famshmi i këtyre eksperimenteve njihet si Milgram Nr 18: vullnetarët që merrnin pjesë arrinin të vinin rrymën elektrike personave të tjerë duke i çuar deri pranë vdekjes. Viktimat ishin në të vërtetë bashkëpunëtorë të eksperimentuesve që bënin sikur ndienin dhimbje dhe shkarkesa elektrike ishte e simuluar, por sjellja e të ligëve nuk ishte e diskutueshme. Eksperimenti u bë i famshëm dhe ai demonstroi se si pjesëmarrja në një grup dhe bindja ndaj shefit mund të kushtëzonin sjelljet e individëve të parrezikshëm deri në ato momente.

Bashkëjetesa, forma që shumë çifte zgjedhin të jetojnë përpara se të martohen, është një nga më të përhapurat së fundmi. Sipas studimeve të bëra, jo të gjitha rezultojnë të suksesshme. Megjithatë ka dhe shumë të tjera, të cilat përbëjnë shembull. Duke filluar me respektimin e dëshirave të partnerit, diskutuar gjakftohtë, ndihmuar në punët e përbashkëta, si dhe ruajtjen e pak dozave pavarësi, bashkëjetesa bëhet e mbarë.

Të dish se çfarë kërkon
Të fillosh një bashkëjetesë është një akt i rëndësishëm i cili kërkon përgjegjësi, por esencialisht të jesh në dijeni të asaj që kërkon vërtet. Të dish se çfarë dëshiron, do dhe nëse je në gjendje t'i realizosh në këtë formë të re jetese. Njerëz të ndryshëm kanë pasur eksperienca të ndryshme në fillimin e bashkëjetesës së tyre. Dhe gjithçka niste me gjërat që përbënin jetën e tyre, dëshirat, përditshmërinë, me pak fjalë aktivitetet që duhet të bënin. Bashkëjetesat më të suksesshme rezultuan ato ku personazhet e tyre ishin personat që nuk hiqnin dorë shpejt nga vetvetja, ajo që përbënte nevojat e tyre. Ann vajza e cila dikur, teksa përjetonte lidhjen e saj, jo duke bashkëjetuar ndihej në siklet për gjërat që duhet të bënte, si ushtrimet e përditshme në mëngjes për të mbajtur trupin në formë. Por ajo vendosi t'i bënte edhe kur jetoi me të dashurin e saj në të njëjtën shtëpi. "I thashë Teddit para se të merrnim shtëpi se çdo ditë ushtrohem rreth një orë për të mbajtur trupin në formë. Për më tepër e paralajmërova që për mua ishte e rëndësishme dhe nuk doja që të m'i vështirësonte gjërat. Kështu ka ndodhur, në fakt, e ka pranuar zgjedhjen time të cilën ja bëra të ditur që në fillim", - është shprehur Ann, historia e së cilës është shembulli i një bashkëjetese të suksesshme në librin "Partners" të autores Kira Chase. Është e rëndësishme të vazhdojmë të ruajmë veten tonë. Në çdo sens. Duke mos cënuar identitetin tonë. Kjo bëhet duke respektuar dëshirat më të vogla që përbëjnë thelbin tonë. Është mënyra më e mirë për të pasur një bashkëjetesë të suksesshme. Dhe kjo bëhet vetëm duke ia treguar partnerit çdo qëllim që kemi. Jo duke i fshehur ato. Bëhuni fleksibël Që marrëdhënia juaj të jetë sa më e shëndetshme ajo që psikologët vazhdimisht sugjerojnë është të jeni sa më fleksibël. Nëse lidhjet tuaja të mëparshme kanë qenë më pak të rëndësishme dhe nëse tashmë keni gjetur dashurinë e vërtetë me të cilën keni vendosur të jetoni në të njëjtën shtëpi duhet të tregoheni më tolerantë. E thënë ndryshe të pranoni edhe momente kur duhet të jeni më fleksibël. Në vazhdim të asaj që u tha më parë, Ann, vajza që vjen me historinë e saj të suksesshme të bashkëjetesës, na tregon një tjetër shembull. "Është e vërtetë që insistova për të plotësuar dëshirat e mia në lidhje me ushtrimet dhe orarin dhe këtë e bisedova me Teddin. Por një prej ditëve kur ai ishte i ftuar në një darkë me miqtë unë duhej ta shoqëroja dhe më duhej të lija po ashtu ushtrimet. Vendosa të bëj kompromis pasi ishte zgjidhja më e mirë, ndoshta jo për të dy por për të mirën e raportit. Ruani pak pavarësi Të qenurit bashkë, edhe kur ndërmerret hapi i madh siç është ai i të bërit e një bashkëjetese, nuk do të thotë që çdo gjë, deri në ekstremet e saj duhet bërë përsëri bashkë. Me pak fjalë, përpiquni të bëni shumë gjëra bashkë, të ndani momente pasioni apo relaksi, por në të njëjtën kohë bëni dhe gjëra vetëm. Mundohuni të ruani pak pavarësi për të treguar që jeta juaj nuk ka ndryshuar një qind për qind. Detajet e vogla që mbushin ditën e gjithsecilit, apo momentet që e shkëpusin njeriun nga lodhja, qoftë dhe për pak, sugjerohet që protagonist të jetë vetëm. Leximi i një libri në darkë, një shëtitje e shkurtër pasdite, një kafe me miqtë, apo të ndjekurit e ndeshjes së futbollit, janë sekuenca të vogla që jo domosdoshmërisht duhen ndarë me partnerin. Jo gjithmonë të paktën. Njeriu ka nevojë të rrijë e të ndajë momente me veten, edhe kur jetesa është e përbashkët. Diskutoni kur jeni gjakftohtë Ka shumë arsye që shumë çifte edhe pse të dashuruar e të bindur për njëri tjetrin kanë frikë të ndërmarrin hapin e bashkëjetesës. Një ndër to është frika e ndarjes së çdo momenti, ndjenje qoftë kjo e bukur apo jo, e sidomos ekspozimi i një personaliteti që jo gjithmonë është konstant. Ann vazhdon të insistojë se përballimi i momenteve më të vështira mes saj dhe Teddit ishin atëherë kur lodhja fizike dhe psikologjike arrinte kulmin. "Unë isha e stresuar për punën time, mbledhjet e vazhdueshme që duhet të bënim, orët e shkurtra të gjumit, pamundësia për të gatuar çdo ditë. Ishin ditët e mia më të këqija dhe nervat do të bënin punën e tyre. Pikërisht në këto momente dukej se gjithçka që kishim ndërtuar do të shkatërrohej për një çast, sepse zënkat ishin të pafundme. Por kuptova se nëse isha e nervozuar dhe ai do më bënte të ndihesha më tepër duhej t'ia sqaroja se çfarë ai nuk duhet të bënte apo çfarë nuk duhej të shprehej, të paktën në ato çaste", shprehet ajo. Me pak fjalë, duhet të tregoheni të qartë dhe këmbëngulës në atë që kërkoni vërtet të shprehni. Nëse ju bezdis toni i partnerit tuaj, atëherë kur jeni të lodhur e pa dëshirë për të vazhduar me debate, është më mirë ta bëni të qartë. Mund ta vazhdoni diskutimin tuaj kur të ndiheni më të qetë. Diskutimet e rëndësishme duhen bërë në tone të ulëta, e për më tepër kur jeni më gjakftohtë. Vetëm atëherë do të jepni dhe merrni përgjigjet e duhura. Krijoni situata për të qeshur Ajo që duhet bërë vazhdimisht gjatë bashkëjetesës me njëri tjetrin është dhënia e dashurisë së pafund. Këtë duhet ta bëni sidomos duke qeshur. Qeshni sa më shumë, është një nga sugjerimet e tjera që bëjnë ekspertët e studimit të bashkëjetesës. Mund ta bëni në mënyrën më natyrale. Duke parë një komedi së bashku, duke lexuar librin e preferuar të barsoletave apo duke imituar njëri tjetrin për veset që keni. Ngacmojeni njëri tjetrin duke i vënë në pah të metat, por duke i ilustruar me shaka. Kështu mund të prodhoni situata të pafundme të qeshuri. Ndihmojeni njëri-tjetrin Të ndihmoni njëri tjetrin është një detaj tjetër që nuk duhet të harroni. Punët e shtëpisë janë një ngarkesë që nuk duhen mbajtur vetëm nga njëri prej partnerëve. Edhe këtu duhet të ketë pjesëmarrje të përbashkët. Sigurisht ato që janë më të lidhura më tepër me pastrimin, apo rregullimin e shtëpisë janë vajzat. Por nëse ndiheni të lodhura duhet t'i bëni të qarta kërkesat e tyre për ndihmë. Që partneri juaj të kuptojë se ndarja e tyre duhet bërë mes njëri tjetrit është e rëndësishme ta diskutoni. Kujdesuni për shëndetin
Kujdesi për shëndetin tuaj fizik e sidomos për atë mendor është një nga gjërat e tjera po aq të rëndësishme që duhet të bëni. Për të transmetuar ndjenja të mira dhe pozitivitet duhet të ndiheni të relaksuar dhe me energji. Lodhjen mund ta shmangni duke bërë pak ushtrime, duke marrë vitaminat e duhura si dhe duke bërë gjumin e nevojshëm. Gjumi madje është një elementet që duhet të respektoni rregullisht. Është mënyra më e sigurt për t'u ndjerë të çlodhur e të qetë mendërisht. Një bashkëjetesë e suksesshme kërkon impenjimin tuaj maksimal, e kjo pa diskutim fillon dhe me kujdesin e treguar ndaj vetes.

Injoranca si ide,lejon popullin e thjeshte te shprehet me menyre te zgjuar,per te perballuar injorancen si fakt.


“To be yourself in a world that is constantly trying to make you something else is the greatest accomplishment.” (Te jesh vetvetja ne nje bote ku perpiqet te te ktheje ne dicka tjeter, eshte arritja me e madhe.)


Nese e trajtojme si pjese e individit, injoranca te jep mundesi qe ne menyre indirekte te kesh nje jete me normale, pa shume preokupime ( shpesh te kota dhe ekzagjeruara ) dhe ndoshta nje sens me praktik ( megjithese nuk eshte e thene ) Mirepo kur behet fjale per injorance masive, problemi shtrohet ndryshe. Sepse masiviteti ne sistemin tone do te thote vendosje, dhe te vendoset prej injorances eshte shkaterrimtare. Pak a shume keshtu po ndodh ketu ne Shqiperi.


Fenomeni nuk eshte 'shume me i rendesishem' se faktoret.

Duhet  fokusohemi tek fajtoret ose faktoret, aq me teper kur ti perdor nje terme klinike, (semundje). Atehere i bie qe idiotesia masive te jete diagnoza, por diagnoze pa shkaqe e faktore nuk ka. Fenomeni nuk eshte 'shume me i rendesishem' se faktoret. 


Nuk e kuptoj as menyren se si e kupton ti kete raportin 'faktor te jashtem-faktor te brendshem / faktoret tane'. Personalisht mendoj se nje mase nuk eshte as idiote as jo-idiote. Por me pare cfare kupton ti me 'mase'? Perkufizimet varen nga nje numer shumes njerezish, dmth thjesht statistike, deri tek nje shoqeri e caktuar me gjuhe, kulture, tradite etj etj te perbashketa. Ka rendesi perkufizimi ne ate qe thua, kur thua se idiotesia e nje mase varet nga faktore te jashtem po aq sa te brendshem. Nqs e ke fjalen per perkufizimin e pare, atehere nuk jam dakord me ate qe thua, sepse nje mase, thjesht si nje numer shumes njerezish, nuk eshte as idiote as jo-idiote. Kurse ne rastin e dyte, atehere edhe ndoshta ke te drejte. Thjesht, mendoj se idiotesia eshte nje dukuri e kultivuar... ose, produkt i nje dukurie te mos-kultivuar (dijes), pra tek nje mase duhet kultivuar dija.

Te flasesh per nje psikoze te vjeter pertacesie e mendjemadhesie nuk dmth te flasesh mbi ndikimin e faktoreve te brendshem ose te jashtem te ksaj idotesie te mases. Thjesht sepse eshte nje psikoze e vjeter, nuk dmth se eshte nje faktor i brendshem, mund te jete edhe i jashtem, (mungesa e kultivimit te dijes, e cila me tej mund te kete shkaqet e veta).

Sdq kjo eshte nje teme shume e rendesishme, shpresoj se eshte vetem nje cep i ajzbergut te vetedijesimit (proces) se shqiptareve per idiotesine e paralizimin e mendimit kritik prej te cilit vuajn. Shpresoj se do te kete me teper tema te ksaj natyre neper forume te ndryshme shqiptare. 

Gjithashtu, mendoj se kjo dukuria e idiotizimit se mases shqiptare duhet studiuar sistematikisht. Interneti eshte nje vegel apostafate per kete pune. Dmth nqs do te behej ndonje studim serioz e sistematik mbi idiotesine e nje mase, dikur ne vitet 1920-30, si metologji ideale do te imagjinohej dicka si interneti, kam pershtypjen. Tjeter, mendoj se studimi serioz i ksaj dukurie duhet te perqendrohet tek fenomeni, shkaqet, si edhe menyrat potenciale per tu kuruar, ne menyre inkrementale ky i fundit, dmth ne menyre natyrale e organike. Kurimi (procesi) duhet te behet kulture, e te jete qellim e jo mjet. Kete e them sepse mendoj se dija eshte menyre jetese. Pra nuk duhet imponuar.

Tjeter, nuk mund te shohesh fenomenin e te imagjinosh kurimin pa pare shkaqet, sepse nqs sheh fenomenin, mund te mesosh se idiotesia masive nuk eshte fenomen i izoluar shqiptar, por i gjithe shoqerise njerezore. Ktu do te duhet te shohesh se s'ben shkaqet per te mesuar nese idiotesia masive eshte nje dukuri e vete natyres se njeriut, apo eshte nje produkt i neglizhences se qeverive e mungeses se kultivimit te dijes, apo nese eshte nje metode, e ndjekur apostafat, prej qeverive se shteteve ne sherbim te x y ideologjie (psh kapitalizem... komercializem... duhet te jesh idiot, ne menyre qe te jesh nje konsumerist i mire, se nqs nuk je idiot do ta kuptosh se nuk ke nevoje te blesh divane e kolltuqe e tapeta e abazhure e perde e televizor e frigorifer te ri vit per vit sa vjen pranvera). Pra mund te mesosh se qeverite e shteteve perendimore jo vetem qe kane deshtuar te kultivojne dijen e mendimin kritik e emancipimin e masave te veta, por e kane bere qellimshmi, ne sherbim te nje ideologjie progresivisht-idiotizuese.

Atehere ngelet pyetja, do te clirohet masa shqiptare prej ksaj dukurie idiotizuese vetem, apo sebashku me masat e tjera te perendimit e gjithe botes? mendoj se ktu duhen matur gjerat, cila eshte pragmatike per tu arritur? Etj etj. Duhet patur parasysh se kjo eshte dicka ciklike, e ne shekullin e kaluar shpresa per zgjimin e masave e proletariatit ishte e nje natyre mitologjike. Marksi tha se proletariati do te cohet por se si do te cohet nuk e shpjegoi sepse nuk e dinte as vete. Per Marksin, shpresa e Proletariatit si nje mase qe behet e vetedishme ishte nje 'artikull fetar', (kete e kam lexuar diku dhe me pelqeu si formulim).

Bindje te tilla si kjo e Marksit jane per mendimin tim te rezikshme. Sepse clirojne nje fare energjie intoksikuese per masen, e nje mase e intoksikuar ne nje ide, eshte si nje mase e dehur, ose nen efektin e nje droge. Ndaj jam per metodat inkrementale. Hegeli psh kerkonte per nje menyre emancipimi te mases tek arti, por per nje fare arsye a tjeter i la kerkimet shume shpejt. Ndoshta mesoi se arti nuk e ka ate fuqi. Mgjth per mendimi tim arti eshte i rendesishem, sidomos ai i masave, muzika e kinematografia. Muzika ne Shqiperi eshte skandal. Cdo kengetar/e i ri/e re ne Shqiperi ka vetem veten si nje objekt seksi per te ofruar. Nuk eshte e veshtire per qeverine te inkurajoj nepermjet shkollave fillore muziken, instrumentet kryesore, etj etj, ose sikur te shperndaj 100 kitara per cdo shkolle, per disa vjete do duket fruti.

Kto jane hapa qe duhen marr per mendimin tim, por duhet patur parasysh se nuk mund te gjendet ndonje fare zgjidhje e menjehershme e gjithkush qe merr persiper zgjidhje te tilla pretenduese shancet jane se do te sjell ne pah nje hibrid shoqerie me patologjike se kjo e sotmja. Idiotesia eshte tashme kulture... eshte kthyer ne karakterin e nje gjenerate ose shoqerie ose civilizimi, dhe duhet cliruar prej saj ne menyre organike.

Hegeli psh kerkonte per nje menyre emancipimi te mases tek arti, por per nje fare arsye a tjeter i la kerkimet shume shpejt. Ndoshta mesoi se arti nuk e ka ate fuqi

Mua me duket se e kuptoi qe arti i mases eshte art medioker,duke qene se masa bazohet fiziologjikisht tek mediokriteti... Ishte shume i dashuruar pas artit per te masakruar artin .

Mgjth per mendimi tim arti eshte i rendesishem, sidomos ai i masave, muzika e kinematografiaQekur muzika i eshte pershtatur masave,ka nje renie te papare te muzikes. Kinematografia eshte art i lodhur duke qene i krijuar posacerisht per masat.

Atehere ngelet pyetja, do te clirohet masa shqiptare prej ksaj dukurie idiotizuese vetem, apo sebashku me masat e tjera te perendimit e gjithe botes? mendoj se ktu duhen matur gjerat, cila eshte pragmatike per tu arritur?

Ne se kemi kete dukuri idiotizuese ne genin kulturor,pasi kultura e shfaqjes nder ne ka qene pak e zhvilluar sepse vleresohej si siperfaqesore, rregullsia e pastertia jane ne genin tone kulturor. Shfaqja moderne eshte tipar thellesisht mikroborgjez ... Kjo lidhet me hipokrizine dhe snobizmin,qe jane 'virtyte' borgjeze dmth qytetare ose plebeje do thonin romaket e lashte.

duhet patur parasysh se nuk mund te gjendet ndonje fare zgjidhje e menjehershme e gjithkush qe merr persiper zgjidhje te tilla pretenduese shancet jane se do te sjell ne pah nje hibrid shoqerie me patologjike se kjo e sotmja. Idiotesia eshte tashme kulture... eshte kthyer ne karakterin e nje gjenerate ose shoqerie ose civilizimi, dhe duhet cliruar prej saj ne menyre organike.

Idiotesia si kulture lidhet me idene e progresit revolucionar. Nuk ka proces me te demshem per nje shoqeri sesa progresi revolucionar,huazimi i shpirtit te nje shoqerie tjeter e tjetersimi i shpirtit paror .Kete po vuajme aktualisht e duke qene ne kohe revolucioni idiotesia shtohet si pasoje e psikozes se majmunit.

Procesi i superspecializimit eshte nje faktor qe e shoh si mjaft te rendesishem ne uljen e kuocientit te inteligjences e rritjen e idiotesise ,pra procesi i ndervarjes behet kaq jetik sa krijohet nje mentalitet e organizem shoqeror simbiotik,i cili per njeriun eshte rigorozisht antinatyre,duke qene se raportet natyrore te kembimit tashme jane raporte shkrirjeje.

Globalizmi psh eshte nje faktor shume i rendesishem qe do ndikoje fuqishem ne shtimin e majmunerise ne bote. Paradoksalja eshte se ndersa natyra vendosi ti percaje njerezit pikerisht per ti ndihmuar ,njerezit vendosin te bashkohen.Zoti u shkaterroi kullen e babilonit e i percau,njerezit vendosen serisht te bashkohen. Dija eshte elementi me i rrezikshem qe ekziston, pasi eshte e pakontrollueshme e lehtesisht e keqkuptueshme prandaj behet burim i vazhdueshem revolucionesh,pra procesesh antinatyrore.

E kam te veshtire te mos pranoj progresin revolucionar si shkaku kryesor i idiotesise masive e sigurisht devoluimit te njeriut qe vjen nga idiotesia masive.

Lidhjet mes depresionit dhe sëmundjeve të zemrës


Që prej disa kohësh, shkencëtarët mendojnë se ka një lidhje të rëndësishme mes depresionit dhe sëmundjes së zemrës. Trajtimi standart për depresionin ka përfshirë shpesh antidepresantë dhe psikoterapi. Por një studim i kohëve të fundit në Kanada, i publikuar në Revistën e Shoqatës Amerikane të Mjekësisë, tregon se për disa pacientë të sëmurë me zemër, ilaçet mund të jenë më të efektshme se sa seancat këshilluese me psikologun ose psikiatrin.
Thuhet shpesh se, ajo që ndodh në tru, shpesh herë ndikon edhe në zemër. Një zbulim i Organizatës Botërore të Shëndetësisë i një dekade më parë, është edhe sot i vërtetë: njerëzit me depresion kanë më tepër prirjen të sëmuren. Në fakt, Organizata Botërore e Shëndetësisë njofton se numri i vdekjeve të pacintëve të moshuar që vuajnë nga depresioni, është 4 herë më i madh se i atyre që nuk janë me depresion, dhe shumica e tyre vdesin nga sëmundje të zemrës, ose nga hemorragjia cerebrale.
65-vjeçari Edward Pietrantonio ishte me depresion kur pësoi infarkt në zemër, 15 vjet më parë: “Përjetova vdekjen e një njeriu shumë të afërt me mua, pastaj patëm probleme familjare; gjithshka ndodhi përnjherësh dhe pastaj pësova goditje në zemër”. Sëmundjet e tij fizike dhe psiqike ishin tipike për rreth 300 pacientë, të cilët u përfshinë në studimin kanadez.
Njërit prej grupeve ju dhanë antidepresantë dhe të tjerët morën pjesë në sesione të përjavshme tek psikiatri. “Dihet prej shumë vitesh se depresioni është shumë i përhapur tek pacientët me sëmundje të zemrës, kështuqë ne donim t’i bënim një vlerësim të dy trajtimeve për depresionin”. Doktor Francois Lesperance i Universitetit të Montrealit thotë se rezultatet ishin të habitshme: “Është sikurse të përpiqesh të trajtosh dy çështje në të njëjtën kohë. Vështirësia për t’u përballur me probleme shoqërore dhe strese dhe në të njëjtën kohë të vuash nga një sëmundje fizike, kjo ishte një sfidë e madhe për pacientët me sëmundje zemre”, - thotë mjeku.
Një grup pacientësh morën antidepresantin citalopram, që njihet ndryshe si Celexa dhe Laxapro. Dr. Lesperance thotë se ky ilac u zgjodh, ngaqë ka rrezikshmëri të ulët për të bërë reaksion me ilace të tjera. Ky është një faktor i rëndësishëm për pacientët që vuajnë nga zemra dhe që mjekohen edhe me ilaçe të tjera. Antidepresanti ndihmon në lehtësimin e depresionit, duke shtuar nivelin e substancës serotoninë në tru. “Antidepresantët, që kanë efekt tek sistemi i serotoninës në tru, i ndihmojnë pacientët me depresion, duke përmirësuar simptomat e sëmundjes”, thotë zonja Lesperanze.
Studjuesit vunë re se kur rritej niveli i serontoninës në tru, gjendja psiqike e pacientit përmirësohej. Studimi kanadez, po ashtu arriti në përfundimin se pacientët, të cilët shkonin rregullisht në sesionet e përjavshme me mjekun psikiatër, treguan jo më tepër përmirësim se sa një vizitë e shkurtër tek mjeku, për një kontroll minimal.
Doktor Lesperance thotë se studjuesit, megjithatë nuk ishin të sigurtë përse përmirësimi nuk ishte i ndjeshëm: “Biseda për këto çështje duket se ka qenë dicka e vështirë për pacientët e sëmurë me zemër”. Dr. Lesperance ende beson se sesionet e terapisë tek psikiatri janë të vlefshme për shumë njerëz dhe se krahasimi i mëtjeshëm i efektit që kanë tek të sëmurët antidepresantët dhe format të tjera të terapisë psiqike, është i nevojshëm

A ja vlen tè jesh e drejt né kété botè tè padrejtè,ku génjeshtra bértet si tè ishte e vértet ,ku éndrrat shkelen térhiqen zvarr.kur té qash pér to té quajné té marré.Sot cdo gjé mé duket cmenduri sa dhe njeriut si thuhet mé njeri.c'mund té béj uné né kété boté té ndyrè ku ka 100 maska pér njé fytyré?


Ndonjehere eshte me e lehte te thuash ''jam mire''....se sa te shpjegosh se pse je i merzitur!


Muzika është e mjaftueshme për një jetë, por një jetë nuk është e mjaftueshme për muzikë


Ai që pranon këshilla, është më i madh se ai që jep, sepse sa lehtë është të japësh këshilla aq rëndë është t’i pranosh


Thursday, September 26, 2013

Filozofia e reformës në sistemin e drejtësisë

Këto nuk janë konstatime që i bëjmë vetëm ne, por i bëjnë të gjithë strukturat, organizmat dhe organizatat e asistencës dhe monitorimit të Shqipërisë dhe ky është një realitet që ne sot e prekim dhe e konstatojmë. Tek ky fakt unë do të ndalem, pasi jo shumë vite më parë, tendenca e përgjithshme në Shqipëri ka qenë që proceset e reformimit në sistemin e drejtësisë të konsideroheshin si procese evolutive dhe kryefjalë kanë pasur rritjen e profesionalizmit të funksionarëve të drejtësisë. Nëpërmjet rritjes së profesionalizmit do të vinte zhvillimi, nëpërmjet rritjes së profesionalizmit do të luftohej korrupsioni, nëpërmjet rritjes së profesionalizmit do të vinte kualiteti i ri i drejtësisë, i krahasueshëm me kualitetin evropian të drejtësisë.
Për vite me radhë, për fat te keq, kjo filozofi ka shërbyer si lustër për sistemin, mirëpo lustra, vërtet e bën sistemin të duket më i shkëlqyer dhe më të pëlqyeshëm se ç'është në realitet, duke u bërë një shtresë mbrojtëse për të gjithë fenomenet negative të sistemit, duke i konservuar ato dhe duke bërë që këto fenomene të mos goditen, por të zhvillohen. Kjo, në vetëdijen e mbarë faktorit politik shqiptar sot, ka qenë një nga difektet më të mëdha të proceseve të mëparshme te zhvillimit, difekt që sot duhet korrigjuar.
Kjo do të thotë që filozofia që ne prezantojmë për reformën në drejtësi është filozofia e trajtimit me ndershmëri dhe sinqeritet e problemeve në drejtësi. Duke njohur me ndershmëri dhe duke pranuar me sinqeritet realitetin, ne kemi mundësi që ta modifikojmë atë shpejt dhe ta shërojmë menjëherë sistemin.
Jo shumë vjet më parë, një nga kolegët e mi, eksponent i sistemit, në një deklaratë të vetën publike thoshte se drejtësia nuk është as më pak e as më shumë e korruptuar sesa shoqëria shqiptare dhe se ajo është pasqyrë e shoqërisë, që nuk mund të shërohet përpara se të shërohet shoqëria.
Unë besoj se ky është një qëndrim i gabuar, pasi besoj se vetedija e të gjithëve është se drejtësia nuk mund të shihet si pasqyrë e sistemit. Drejtësia është avangardë e sistemit dhe kusht pa të cilin sistemi nuk funksionon dot. Nëqoftëse ne sot kërkojmë të integrohemi, qytetarëve tanë dhe qytetarëve të Europës, duhet t'u ofrojmë nivelin europian të drejtësisë, përndryshe ne nuk do të jemi të denjë dhe të aftë per t'u integruar. Kjo do të thotë që në procesin tonë të reformave, reforma në drejtësi duhet të jetë prioritare. Besoj, se kam të drejtë të shpall se momenti që po kalojmë është momenti i artë për reformën në fushën e drejtësisë, është momenti kur era fryn në favor të reformës.
Së pari, kemi vetëdijen më të qartë të të gjithë spektrit politik shqiptar se drejtësia ka nevojë për reforma, se institucionet duhen riparë, duhen ristudiuar, ndoshta duhen ribërë, se grehina kushtetuese ndoshta duhet rivizituar, duhet përmirësuar, se sistemi ka nevojë për kolaudim të ri pas 16 vjetëve eksperiencë.
Së dyti, në këtë fushë kemi një mbështetje të pakufishme të të gjithë grupeve te asistencës për Shqipërinë, Komisionit Europian, Këshillit të Evropës, të strukturave të specializuara të SHBA, të cilat janë të fokusuara, më shumë se kurrë në reformen në drejtësi. Falë tyre dhe përpjekjeve të ekspertëve shqiptarë të fushës, sot, konceptet e reformës janë më të qarta se kurrë. Dokumenti i Stategjisë për Zhvillim dhe Integrim i parashtron ato në vija të përgjithshme, por detajet për secilën fjali të përmendur janë në zyrat e ekspertëve shqiptarë të së drejtës, janë në zyrat e asistentëve tanë të huaj. Duhet që vetëm ne të gjejmë mirëkuptimin, konsensusin për t'i shndërruar këto koncepte të reformës në ligje dhe pastaj t'i zbatojmë ato.
Së treti, por jo i fundit për nga rëndësia, kemi angazhimin publik të Presidentit të Republikës për të ndihmuar dhe për të shtyrë përpara procesin. Publikisht, në të gjitha deklarimet e tij, Presidenti ka thënë se duhet të çojmë përpara reformën në drejtësi. Ajo është kalë beteje i Presidentit, është kalë beteje i Parlamentit, është kalë beteje i forcave politike shqiptare.
Atëherë, pse të mos kemi sukses, kur të gjithë përbërësit e suksesit janë aty? Unë jam i sigurtë se do të kemi sukses, pasi kemi vullnetin e shprehur, të qartë politik të të gjithë faktorëve kryesorë të vendit dhe ne duhet ta shfrytëzojmë këtë. Nga ana tjetër kemi gatishmërinë e qeverisë për të mbështetur procesin, për aq sa ajo mund ta mbështesë procesin. Qeveria e ka treguar vullnetin e vet duke rritur fondet buxhetore në shërbim të kësaj reforme, duke rritur fondet buxhetore në shërbim të sistemit, duke rritur fondet buxhetore në shërbim të rritjes së cilësisë së dhënies së drejtësisë.
Sigurisht, që procesi është vullnet politik, është kompromis dhe nuk është vullnet mazhorance. Ai duhet të jetë kompromis, sepse duhet të jetë jetëgjatë dhe nuk duhet të përfaqësojë interesin, vizionin politik të një grupi forcash politike që janë në qeveri.
Ministria e Drejtësisë është përpjekur gjatë gjithë kësaj periudhe të riorganizohet në funksion të këtij procesi reformash. Stafet e saj kanë punuar për përgatitjen dhe rikonceptimin e organizimit dhe funksionimit të institucioneve kyçe, që i japin fizionominë sistemit të drejtësisë mbi parimin modern të funksionimit te sistemit të drejtësisë, rritje e pavarësisë së pushtetit gjyqësor, nëpërmjet rritjes së përgjegjshmërisë së tij. Një sistem i pavarur dhe i papërgjegjshëm është armik i vetë sistemit. Nëse u japim besimin njerëzve që ushtrojnë drejtësinë, duhet të kemi besimin se ata e ushtrojnë me përgjegjshmëri atë, përndryshe sistemi korruptohet, bëhet abuziv, bëhet arbitrar. Këtë filozofi të Komisionit Evropian e ka shprehur së fundmi edhe Komisioneri Evropian për Drejtësinë dhe Sigurinë, Franco Frattini, rritje e pavarësisë nëpërmjet rritjes së përgjegjshmërisë.
Personalisht, kam një përvojë diskrete në raport me funksionimin e organeve, sepse kam një kohë të shkurtër brenda sistemit, por nuk e kam pasur të vështirë të konstatoj se në një numër shumë të rëndësishëm çështjesh, në një numër jo të vogël rastesh, Këshilli i Lartë i Drejtësisë ka funksionuar si një strukturë klienteliste, si strukturë shokësh, si strukturë familjariteti të sëmurë, si strukturë favoresh për individë të caktuar dhe kjo është e dëmshme, është shumë e rëndë për sistemin dhe për organin vetë, sepse KLD-ja është aty si strukturë që duhet të zbatojë ligjin, si strukturë që e mban të pastër sistemin, si strukturë që lufton pa kompromis korrupsionin, si strukturë që zhvillon drejtësinë. Kjo që po them nuk është sekret, pasi është deklaruar në shumë raste sesi, duke u nisur nga individi që ka objekt shqyrtimi, KLD-ja gjykon në çështje të caktuara,. Kjo nuk duhet të funksionojë kështu, por mbi bazë parimesh, llogaridhënieje dhe përgjegjshmërie. Për këtë arsye, ne kërkojmë rritjen e përgjegjshmërisë, luftën e fenomenit negativ të familjaritetit dhe miqësisë në ushtrimin e funksioneve, dhe përshtatjen e garancive të nevojshme ligjore që fenomene të tilla korruptive të mos shfaqen dot. Kjo kërkon që ne të rishohim edhe njëherë parimin kushtetues të kontrollit dhe balancimit të pushteteve, mënyrën sesi ne i kemi organizuar ato, dhe pse jo, mënyrën sesi ne duhet ta ndreqim atë.
Ku është përgjegjshmëria politike për nivelin e drejtësisë në Shqipëri? Rëndom thuhet se kjo përgjegjshmëri politike i takon Parlamentit, por, nëse Parlamenti nuk ka instrumente për ta ushtruar atë, dhe këtu po sjell për ilustrime jo për polemikë rastin e Prokurorit të Përgjithshëm, nëse Parlamenti konstaton mungesë të zbatimit të ligjit në të drejtën penale, nëse Parlamenti konstaton marrëdhënie miqësore me krimin në Shqipëri, indulgjencë ndaj krimit dhe nuk ka instrumente për të vepruar, a mund t'i themi Parlamentit se është fajtor apo deputetëve kur shkojnë për të kërkuar votën se janë fajtorë për këtë gjendje? Jo, nuk mund t'u themi! Sepse, në qoftë se u lëmë përgjegjësinë politike atyre, ne duhet t'u japim edhe instrumentet në dorë për ta ushtruar atë. Nëse ne e bëjmë KLD-në gardian të pavarësisë së gjyqësorit, ne duhet t'i kërkojmë KLD-së edhe llogari për sëmundjet e sistemit dhe për sëmundjet e gjyqësorit, për mënyrën sesi ruan pavarësinë, por edhe për mënyrën sesi ruan cilësinë e drejtësisë.
Sigurisht, forma sesi duhet ta bëjmë këtë gjë janë të larmishme dhe interesi i Ministrisë së Drejtësisë është që diskutimi për këto çështje të jetë i hapur, me pjesëmarrjen aktive të të gjithë faktorëve të interesuar për fushën, faktorit politik dhe të njerëzve të sistemit gjyqësor.

KATËR QIRINJTË – HISTORI DOMETHËNËSE

Katër qirinj duke u djegur po konsumoheshin ngadalë.Vendi ku ndodheshin ishte shumë i qetë dhe dëgjohej qartë biseda e tyre .

Qiriu i parë thoshte :Unë jam Paqja , por njerëzit nuk më duan , dhe nuk më ngelet gjë tjetër veçse të shuhem .Kështu pak nga pak u shua krejtësisht.

Qiriu i dytë thoshte :Unë jam Besimi , por tashmë nuk vlej për asgjë,nuk ka kuptim të rri ndezur .Pa mbaruar mirë fjalët fryu një erë e lehtë dhe e shuajti.

E trishtuar , e trishtuar ,qiriu i tretë tha : Unë jam Dashuria nuk kam forcë për të vazhduar që të rri ndezur .Njerëzit nuk e kuptojnë rëndësinë time .Shumë herë preferojnë të urrejnë.Dhe pa e zgjatur shumë filloi të fikej ngadalë.
Në atë moment në vendin ku ndodheshin qirinjtë hyn një fëmijë dhe kur i pa të fikur iu tha :Po çfarë po bëni kështu Ju duhet të rrini gjithmonë ndezur , unë e kam frikë errësirën .Tha kështu dhe ia plasi të qarit ..

Atëherë qiriu i katërt me ënbëlsi i tha : Mos u tremb , mos qaj : deri sa unë të jem e ndezur , mundemi gjithmonë të ndezim tre qirinjtë e tjerë : Unë jam Shpresa .

Me sy të mbyllur dhe të fryrë nga të qarët , djali mori qiriun e Shpresës dhe ndezi tre qirinjtë e tjerë.
Nuk duhet të shuhet kurrë Shpresa brenda zemrës sonë, dhe gjithkush prej nesh mund të jetë mënyra , si ai fëmijë i zoti në çdo moment për të rindezur me Shpresën e tij ; Besimin , Paqen dhe Dashurinë .

Asimetria të bën agresiv!


Njerëzit me trup asimetrik kanë tendencë më të madhe ne agresione. Këtë të paktën sjell një rezulutat i një hulumtimi amerikan.Shkencëtarët në fillim hulumtuan supozimin e pohuar më parë, që një pamje e jashtme asimetrike ka të bëj me një defekt në sistemin nervor dhe me kontrollim të pakësuar të agresionit. Shkencëtarët e Universitetit të Ohio-s i matën veshët, duartë, krahet dhe këmbët e 100 personave vullnetarë dhe nga kjo përcaktuan simetrinë. Me pretekstin për t'ja u matur forcën bindëse të tyre, kërkuan nga pjesëmarrësit të bëjnë dy telefonata, në të cilat ata bashkëbiseduesit e tyre duhej ti bindnin për të dhuruar t'holla për një qëllim bamirës.Pjesëmarrësit nuk e dinin se të dy bashkëbiseduesit në anën tjetër të telefonit punëtorë të Universitetit ishin. Njëri prej tyre refuzonte lutjën e tyre në mënyrë miqësore, ndërsa i dyti reagonte ekstrem me një vrazhdësi. Agresivitetin e pjesëmarrëseve hulumtuesit e matën se sa vrullshëm ata e hudhnin receptorin mbi telefon. Studimi rezultoi që ata persona me trup asimetrik dëgjuesen shumë më shpesh e përplasnin se sa të tjerët pjesëmarrës. Udhëheqsja e studimit Zeynep Benderlioglu e shpjegon këtë lidhje me faktin, se asimetria formohet në mitër në kushte të pafavorshme. Kjo ndikon pra jo vetëm në dukurinë e trupit, çka edhe shifet, por gjithashtu edhe në sistemin nervor. Defektet e tilla në sistemin nervor, sipas vlerësimit të shkencëtarës, influencojnë aftësitë e njerëzve për të kontrolluar agresivitetin e tyre.

Inteligjence artificiale: rrjetat neurale.


Ekzistojne disa forma te inteligjences artificiale. Nje nga me te suksesshmet jane rrjetat neurale. Keto bazohen ne llogaritjet paralele dhe jane sot nje fushe e ethshme kerkimi.
Mundesite e perdorimit jane te shumta. Vetem per te permendur dy raste jane parashikimi i bursave dhe kampionatet robotike te futbollit (Robocup). Ne rastin e pare te dhenat e bursave per nje kohe te gjate (psh nje vit) injektohen ne hyrje dhe rrjeta meson te parashikoje gjithmone e me sakte ndryshimet e cdo ndermarrjeje. Pas kesaj programi mund te parashikoje si do shkoje bursa per disa ore ose dite. Ekziston te pakten nje program commercial qe ben parashikimin e burses. Ne rastin e dyte behet fjale per lojtare futbolli qe ngjajne me robote te vegjel, rreth gjysem metri, te cilet luajne ne nje fushe disa metrash. Ekzistojne kampionate boterore te ketyre roboteve te cilen jane teresisht autonome.
Edhe njohja e germave nga nje faqe e skanuar behet shpesh me OCR, Optical Character Recognition.

Po cfare jane saktesisht rrjetat neurale?
Do duheshin libra per te folur ne detaje mbi to dhe mund te shkruaj ne te ardhmen mesazhe te tjera. Ketu do spjegoj vetem disa gjera te pergjithshme sa per t'ju informuar mbi teknologjite e fundit te inteligjences artificiale.
Rrjetat nerale imitojne ne menyre te thjeshtuar principet fiziologjike te trurit te njeriut. Pra ka disa neurone qe lidhen me njera tjetren me ane te sinapseve. Cdo sinaps dergon impulset nga nje neuron tek tjetri. Nga ana tjeter cdo impuls qe dergohet nga nje neuron tek tjetri peshohet nga ky i fundit ne baze te rendesise qe ka kjo sinapse. Pra deridiku vleresohet forca e lidhjes mes dy neuroneve me ane te "peshimit" te lidhjes. Per detajet e rrjetave neurale do te flas me vone, nese dikujt i intereson. Duhet patur parasysh se eshte e domosdoshme njohja minimale e funskionimit te trurit dhe neuroneve reale per te kuptuar neuronet virtuale.
Ideja inovative ne kete drejtim eshte perllogaritja paralele. Ne konceptin tradicional te analitikes dhe kompjuterit ekziston nje fluks informacioni qe kalon ne disa stade. Nese mungon nje stad (psh memoria RAM ne kompjuter) atehere elaborimi ka falimentuar. Ndryshe nga kjo ide seriale rrjetat neurale imitojne nje paralelizem te perllogaritjes ku pikat fituese jane dy. Se pari mund te prishet nje neuron ose grup neuronesh pa kompromentuar te gjithe funskionimin. Kjo ngjan efektivisht me trurin tone. Se dyti, mund te gjehen solucione per probleme jo lineare. Pra se dyti mund te gjehen rregulla te brendshme ne nje bote kaotike ne dukje.

Rrjetat neurale perdoren si ne inxhinieri, per te realizuar software te fuqishem (njohjen e zerit te dikujt, diktimin e nje teksti ne kompjuter, njohjen e germave nga nje fotografi etj) ashtu edhe ne psikologji, per te imituar funksionimin natyral te trurit (rruga e dyfishte e shikimit, riprodhimi i neuroneve te lobit ocipital, riproshim i elaborimit audio qe ben truri ne zona te caktuara, etj). Ka patur tentativa per te krijuar software qe mund te japin diagnozen e nje pacienti ne baze te simptomave (pra te zevendesojne mjekun deridiku).

E gjithe kjo do te thote se ky sektor eshte me shume perspektive. Natyrisht qe universiteti shqiptar nuk para merret me keto gjera, sepse eshte teper mbrapa ne zhvillimin shkencor (te pakten kete pershtypje kam une).
Nese ju interesojne keto gjera mund te jap nje rezyme te pergjithshme mbi llojet e rrejtave neurale dhe eksperimentet qe behen neper bote. Natyrisht qe nuk do jete nje liber per te mesuar por eshte me mire se asgje. Mos harroni se duhet nje baze fiziologjie per te kuptuar ku konsiston imitimi i neuroneve.

Eshte ceshtja se cfare 'ushqimi' i jep ti mendjes tende per te krijuar nje fetus...i cili simbolizon opinionin e dikujt per ty...ti ndoshta pa bere asgje, ndoshta duke bere shume gjera...ia ke dale mbane te me japesh,ose une vete kam zgjedhur per ty 'ushqime' teper vitaminoze !


Te Harrosh Dike Qe e Ke Dashur Shume, Eshte Njesoj Si Te Kujtosh Dike Qe Se Ke Njohur Kurre.. !!


Nuk mundem me…!

Sepse nuk kam me force te te urrej ty..!
Nuk mundem me…!
E di cfare..?
Ne zemren time nuk ka vend per ndjenja negative…ka vend vetem per dashuri…!
Ti e ke helmua me gjerat qe ben,me veprimet,me gjithcka tenden..e ke helmuar gjakun tim…!Je kthyer ne nje
 droge….!
... Por si cdo droge ,ti mund te me cosh vetem drejt humneres.
Dua shume te te urrej…por…nuk mundem…!
E di pse….!
Sepse sa here marr lapsin te shkruaj je mendimi i pare qe mund te hedh ne leter,je frymezim,je ndjenje ,je inat qe shperthen,je trishtim pa emer..!
Te kthehem….?Te te perqafoj..?
Nuk mundem….!
Nuk mundem me as te te urrej…por as te te dua…!
Thjesht nuk mundem me..!
Ne ishim “Dy” u beme ‘Nje Asgje’…!

Ndermjet te degjuarit dhe te ndjerit, diferenca eshte nje perqafim. I pari prek lekuren, ndersa tjetri perqafon shpirtin!


Ne djall ata qe nuk kuptojne qe jeta eshte vetem aq e shkurter, dhe vrapojne si te marre , per te qene te Lumtur pa e kuptuar qe te jetuarit eshte motiv i mjaftueshem per tu ndjere i tille ..


Nje gezim qe vetem i mencuri e di,

C'do i mencur ka marrezine e tij
Pa te cilen,kurre, s'do te kishte mencuri,
Si c'do i marre qe ka mencurine e tij,
Pa te cilen,kurre, s'do te kishte marrezi...

Dhe jeton ne marrezine e tije nje gezim,
Nje gezim qe vetem i mencuri e di,
Ashtu sic zhytet shpesh ne trishtim,
I marri me lumturin e mencurise se tije.

Ai qe nuk di dhe nuk di pse nuk di ; eshte i marrë; largohu prej tij .Ai qe nuk di dhe e di se nuk di, eshte femijë, mesoje; nese ti di, e nuk e meson ke bere gabim. Ai qe di dhe nuk e di qe di, eshte i fjetur; mos e le te fleje por zgjoje nese nuk e zgjon ke bere mekat. Ai qe di dhe e di se di eshte i mençur; andaj shko pas tij, nese shkon pas tij do te kesh udhen e ndriçuar.


Kur pi burri, digjet gjysma e shtëpisë; kur pi gruaja shtëpisë i vihet flaka....


Librat me grate ngjajne:te hapesh faqet e nje libri eshte njesoj sikur te hapesh kembet e nje gruaje-syte gjithnje shohin dicka te re. Cdo liber ka eren e vecante:kur e hap e ndien se secili prej tyre ka eren e vet te boja e shtypit. Prekja e faqeve te nje libri te ri eshte nje kenaqesi e pashpjegueshme. Edhe libri me pa vlere me jep nje kenaqesi kur e hap per here te pare.


Në cdo moment të jetës tonë një këmbë e kemi në perralle dhe një në humnerë!”


Sikur shtazët të dinin të flisnin, pa dyshim për shumë të meta tona do të thoshin "kjo është njerëzore" siç themi ne "kjo është shtazarake"


Ngjan që ata, të cilët vrapojnë pas asaj që është e padobishme dhe që kërkojnë vetëm atë që është e tepërt, nuk arijnë as atë që u nevojitet.


Njeriu rralle mendon ne drite per erresiren,ne lumturi per fatkeqesine,ne kenaqsi per vuatjet,por perkundrazi,gjithmone mendon ne erresire per driten,ne fatkeqesi per lumturine,ne mjerim per bollekun.


Ne qoftese se ti dashuron pa shkaktuar ndenje te dyanshme ,domethene,ne qoftese se dashurise tende si dashuri nuk i pergjigjen me dashuri,ne qoftese se ti me veprimin tend jetesor,ne cilesine e njeriut te dashuruar,nuk e ben veten njeri te dashuruar,atehere dashuria jote e pafuqishme,ajo eshte fatkeqesi


Po të mos frynte era në det nuk do të kishte stuhi, por edhe anija nuk do të lëvizte. Po të mos ishte gruaja në botë, asnjëri nuk do të ishte i mjerë, por nuk do të ishte as njeriu.


Urrejtja e te dobtit nuk eshte aq e rrezikshme sa miqesia e tyre.


Për një martesë ideale nevojitet; një grua e verbër dhe një burrë shurdh


Gëzimi i dashurisë zgjatë vetëm një çast, vuajtja e dashurisë zgjat tërë jetën.


Njeriu eshte i denuar te jete i lire. I denuar , sepse nuk ka krijuar veten, megjithare i lire, sepse qe kur e hodhen ne kete toke eshte pergjegjes per gjithcka qe ben


Fakti që kemi armiq tregon qartë se kemi edhe merita.


Aktiviteti shoqeror nepermjet levizjes i nevojshem per njeriun ,tryesnon, metamorfinizon ate qe nuk eshte materiale brenda Tij.


Komunikimi me kulture e intelekt, eshte pasuri dhe dhunti vetem e atyre qe kane kane arritur te perfeksionojne qafen, si "mjet" pjesemarres ne komunikim!


"Kam vepruar keq"

Kur dikush thotë sinqerisht se : "Kam vepruar keq", dihet se ai është njeri i mirë në thelb sepse ka konceptin e së mirës në mendje që e bën të gjykojë veprat e tij të këqia. 
Ruhuni nga ata që e quajnë veten gjithmonë të mirë se midis tyre janë të këqinjtë, që jo vetëm veprojnë poshtërsisht, por edhe as e kuptojnë poshtërsinë e tyre sepse duke qenë në mendje të këqinj e gjykojnë të keqen e bërë si të mirë. 
Nga kjo pikëpamje, preferoj të jetoj më mirë mes tyre që pranojnë se kanë vepruar keq, sesa midis atyre që gjithmonë thonë se veprojnë mirë. Me këta të fundit ke prekur botënë e së keqes.

... personi

kur personi i vetem mendon se vepron drejt, e asnjeher nuk e ka gabim, ndersa ne te tjeret jemi gabim kurdoher... e cuditshme! por ne fakt pa kuptuar te keqen smundemi te vlersojme te miren e ta kuptojme aq sa duhet ate, fundja gabimi eshte njerezor...

... njeriu

...mendoj se njeriu eshte i perbere nga trinia e shejnjte, shpirt, trup,mendje , ose ndryshe trup koshience dhe subkoshience, ose djalli dhe engjelli, ose vetedija dhe nderdija, te gjitha keto per mua jane ne bashkebisedim me njera-tjetren te pa-shkeputur gjate gjithe kohes.

Tekst i mrekullueshëm nga një gjimnazist i talentuar që modestisht nuk dëshëron t'i botoj emrin. Cfarë kënaqësie që ndesh edhe të tillë. Do ketë shkrimtarë Shqipëria.

Tekst i mrekullueshëm nga një gjimnazist i talentuar që modestisht nuk dëshëron t'i botoj emrin. Cfarë kënaqësie që ndesh edhe të tillë. Do ketë shkrimtarë Shqipëria. 
............................................................................................................
U zgjua!!! Hodhi sytë përreth dhe pa diçka ndryshe. Diç kishte lëvizur… Ku ishte vazoja me lule karafili mbi tavolinë? Po televizori i vjetër i familjes? Po korniza e gjyshit? Po gjyshi i dashur? Po shtëpia plot gjallëri? Ku? Ja pra ky ishte misteri më i madh për të. Me egon e saj mundohej ta zgjidhte, por hiç… Dukej sikur gjatë gjumit të saj kishte ndryshuar gjithçka. Duke filluar nga njerëzit, nga ata që e kishin lënë në gjumë përgjatë gjithë kësaj kohe, të harruar. Kur një zë si në humnerë buçet në veshët e saj… “Gjyshe, gjyshe!”. “Gjyshe??? Mos vallë ka ardhur gjyshja për të na vizituar? Ah sa shumë e dua, ajo më mbështet gjithmonë, gjithmonë më mëson. Por ku është??? Në këtë shtëpi boshe duket sikur qenkam vetëm!” Dhe një fëmijë po shkonte drejt saj, me krahët e tij të vogla e të hapura e thërriste plot gëzim “Gjyshe, gjyshe!”. Dhe enigma po shtohej… Ku është vazoja me lule karafili mbi tavolinë? Po televizori i vjetër i familjes? Po korniza e gjyshit? Po gjyshi i dashur? Po shtëpia plot gjallëri? Po ky fëmijë kush është vallë? Mos ndoshta po më ngatërron me dikë tjetër? Unë nuk jam gjyshe, e aq më pak gjyshja e tij. Dhe zëri buçiste në veshët e saj. Ashtu, e ulur mbi krevatin e gjumit, e përqafoi, por as vete nuk dalloi se çfarë po bënte.
Kur, në horizontet e shtëpisë, pa dashur dhe pa kuptuar dalloi dikë tjetër, më të madh, më të gjatë dhe shumë burrëror. Oh! Do ishte katastrofë në qoftë se edhe ai do ta thërriste gjyshe. “Mama, si je?”. Kjo doli nga goja e tij e epur. Mama??? Dhe enigma shtohej. Pse kishte rënë në gjumë, nuk duhet të kishte mbyllur aspak sytë. “Unë mama??? As këtë nuk mund ta pranoj, nuk jam aq e vjetër për të patur…” Dhe në këto çaste e përqafoi me mallëngjim, me disa pika lot të cilat digjnin zemrën e saj përbrenda. Shtëpia ishte plot, tepër e gjallë, me vajza e djem, me nipër e mbesa. A nuk ishte kjo ajo çka dëshironte? Dashuri e plotë!!! Por… Sytë i uleshin pak e nga pak… Lëkura e saj, çfarë kishte ndodhur me të ??? Ku ishte pasqyra??? Dhe… Ishte e papërshkrueshme, me një rënie të lehtë të tastave, ajo ishte rrudhosur. Nuk mund t’i besohej. Kush e kishte lënë të flinte vallë??? Ah, sikur ta dinte!!! Dhe zëri i kishte ndryshuar. Kjo lojë nuk po i pëlqente aspak. Filloi të bërtiste, donte që dikush ta nxirrte nga loja e jetës. Në çast iu kujtua se kishte djem e vajza. Iu bë zemra mal, por ata po largoheshin. Përmes mureve të ftohta largoheshin një e nga një. Dukej se kurrë s’kishin qenë aty. Humbi vezullimi. Dhoma u boshua sërish. Shtëpia gjithashtu. Prapë vetëm. Dhe filloi të dënonte këdo. Këdo, dhe sidomos ata që nuk e kishin zgjuar. I dënoi me kultin e urrejtjes së saj. Por sa vlente? Ishte sërish vetëm. Vetmia i sillte dhimbje. Ku ishin fëmijët e saj? Si mund të largoheshin aq shpejt vallë? A nuk ishte kjo dhomë e mbushur plot me dashuri rreth krevatit të gjumit? Dhe urrejtjen e ushqeu më shumë. Por nuk mund të urrente fëmijët e saj. Këtë nuk mund ta bënte. Ajo e dinte që një ditë ata do të vinin, sic erdhën disa çaste më parë. Vallë a erdhën vërtetë? Ajo i “preku”, i “puthi”, i “ndjeu”. Eh! Ishte plakur. Jeta i kishte kaluar nën duar dhe nuk mund të bënte asgjë. Përmbushi egon, zgjidhi enigmën. Por a ia vlejti? Po! Aspak! Njohu fëmijët e saj, i deshi, edhe pse vetëm për pak. Dhe në çast, ata ishin larguar. Kjo e vriste, kjo e bëri tjetër njeri, e shndërroi në një kult të braktisur. Dhe pasi e mendoi mirë , u kërkoi falje të gjithë atyre që i kishte urryer, ua kërkoi me dënesë, pasi do ishte më mirë për të të mos zgjohej, të flinte akoma. Sepse askush nuk e kishte zgjuar, dhe askënd nuk do donte që ta zgjonte më. U shtri sërish në krevat, mbuloi veten dhe ra në një gjumë të pafundmë, pa korniza.