Friday, September 27, 2013

Në brendësi të ligësisë

Në brendësi të ligësisë
"Kur jam i mirë, jam shumë i mirë, por kur jam i keqe, jam edhe më mirë", është një batutë e famshme e Mae West. Po përse ushtron kaq shumë joshje ana e errët e mendjes? Edhe shkenca është përpjekur t'i përgjigjet kësaj pyetjeje. "Një person është i keq sepse prodhon ligësi, dhe e ligë konsiderohet ajo që lidhet me vuajtjen", komenton Gian Vittorio Caprara, docent në Fakultetin e Psikologjisë në Universitetin La Sapienza të Romës. Dhe shton: "Në realitet nuk ekziston në kuptimin shkencor, një definicion i qartë për të keqen dhe të keqin, sepse janë terma me konotacion të fortë moral dhe kulturor. Pra, domethënia e tyre varet nga kulturat". Veç kësaj, koncepti i të keqes dhe të mirës ndryshon sipas kohës dhe vendit.
Banaliteti i të keqes
Vëmendja e komunitetit shkencor ndërkombë erdhi e u përqëndrua tek "e keqja" në fillimin e viteve gjashtëdhjetë, gjatë proceseve të mëdhenj kundër hierarkëve nazistë. Një tronditje të madhe shkaktoi sidomos figura e Adolf Eichmanit: krimineli brutal kishte në fakt një pamje të butë dhe një imazh prej burokrati gri. Si ishte e mundur që një person kaq i rregullt të ishte përgjegjës për disa prej krimeve më të tmerrshëm të historisë? Pikërisht në atë kohë, Hannah Arendt, një filozofe e pranishme gjatë procesit artikuloi shprehjen "banaliteti i të keqes": për të kryer veprime të ligë, thoshtë ajo, nuk është e nevojshme të jesh individ i jashtëzakonshëm.
Në po të njëjtën periudhë, Stanley Milgram, psikolog social në Universitetin e Harvardit, publikoi disa eksperimente mbi bindjen e verbër. Milgram studionte kushtet në të cilat një person "normal" mund të bëjë keq duke iu bindur urdhërave të një eprori. Më i famshmi i këtyre eksperimenteve njihet si Milgram Nr 18: vullnetarët që merrnin pjesë arrinin të vinin rrymën elektrike personave të tjerë duke i çuar deri pranë vdekjes. Viktimat ishin në të vërtetë bashkëpunëtorë të eksperimentuesve që bënin sikur ndienin dhimbje dhe shkarkesa elektrike ishte e simuluar, por sjellja e të ligëve nuk ishte e diskutueshme. Eksperimenti u bë i famshëm dhe ai demonstroi se si pjesëmarrja në një grup dhe bindja ndaj shefit mund të kushtëzonin sjelljet e individëve të parrezikshëm deri në ato momente.

No comments:

Post a Comment